Stafi i DMPP nderon pas vdekjes Poetin disident Vilson Blloshmi me titullin Misionar Paqeje dhe Ambasador Nderi

12 Honorary Degree Vislon BlloshmiAUGP Letter Bedri Blloshmi37318046_10211714191841611_1234938779911847936_n

Stafi i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) me përfaqësuesit e tij Dr. Sulejman Abazi dhe Zj. Hava Muçollari, nderojnë pas vdekjes Poetin disident Vilson Blloshmi me titullin Ambasador Nderi dhe Misionar Paqeje i DMPP, gjatë një ceremonie të mbajtur në Librazhd. Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Bashkisë Librazhd Z. Kastriot Gurra, shkrimtari i mirënjohur Z. Agron Tufa dhe shumë personalitete të fushës së letërsisë, kulturës, shoqërisë civile, etj. 

Titulli shoqërohej me një letër falenderimi nga partnerët ndërkombëtarë të DMPP.

I nderuar Bedri Blloshmi! Të nderuar anëtarë të Familjes Blloshmi,

Është një nder i madh për mua t’ju drejtohem përmes kësaj letre për sakrificat sublime të Njeriut tuaj të Pavdekshëm Poetit Vilson Blloshmi, Luftëtar i Paepur i Fjalës Artistike në shërbim të Lirisë, Demokracisë, Letërsisë, Artit dhe Kulturës Shqiptare të uzurpuara nga Diktatura Komuniste. Poeti Vilson Blloshmi, ndjesë pastë, ishte një engjëll i Zotit i vetësakrifikuar në shërbim të vlerave hyjnore të njerëzimit. Ai ishte Martir i fjalës së lirë të censuruar nga Diktatura Shqiptare, ishte Hero i mbrojtjes së vlerave paqësore të Kombit shqiptar, njëkohësisht dhe Luftëtar i Paepur i Paqes Sociale Botërore. Poeti Vilson Blloshmi, me thesarin e vet shpirtëror artistik, ishte një ndër liderët e përkushtuar në Shoqërinë Civile Shqiptare. Vërtet me një karrierë të shkurtër në fushat e arsimimit, edukimit dhe kulturës, sepse ia ndërprenë përdhunshëm veprimtarinë jetësore, por fuqia e veprës së tij letrare e ben atë Misionar Paqeje, Luftëtar Paqeje, Disident të deklaruar kundër çdo pushteti totalitar dhe veçanërisht një Ambasador të denjë të Kulturës Shqiptare në Botë.

Duke lexuar biografinë e Poetit Vilson Blloshmi, cilido frymëzohet nga aktiviteti letraro-artistik edukativ i këtij modeli të spikatur të liderit intelektual të Librazhdit ku u lind dhe u pavdekësua heroizmi i tij. Sakrificat poetike që e karakterizuan Disidentin Vilson Blloshmi, e bëjnë atë sot pjesë të vlerave Botërore, dhe si i tillë tanimë në shpirtin e tij të pavdekshëm pasqyrohen dukshëm edhe shembëlltyrat e Gandit, Martin Luter King, Mandelës dhe Shënjtores Nënë Terezë, personalitete ideatorë dhe frymëzues të Paqes Moderne Botërore, që aktualisht  simbolizohet të Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP).

Sot Poeti Vilson Blloshmi vlerësohet (pas vdekjes) me titullin Misionar Paqeje dhe me Medaljen e Ekselencës Njerëzore dhe në shpirtin e tij (Zoti e Bekoftë!) rezonon vetë shenjtëria hyjnore e mbare njerëzimit.

Duke ju falenderuar në emër të Academy of Universal Global Peace (AUGP), American Diplomatic Mission for World Peace (ADMWP), Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) dhe United Nations University for Global Peace (UNUGP), ndihem krenar për angazhimin e madh shoqëror të familjes suaj dhe kontributin e shquar që po jepni si faktor paqeje. Edhe njëherë dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet e mia më të ngrohta në emër të gjithë partnerëve tanë paqedashës, paqebërës dhe paqeruajtës.

U prehtë në paqe shpirti i Poetit Vilson Blloshmi!

Me respekt,

Dr. Madhu Krishan,

Founder & Chairman,

Academy Of Universal Global Peace,

CC: Governor Dr. Shefki Hysa, DMPP

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s